Sporti

U paralajmërua një minut heshtje, disa tifozë të Liverpoolit nuk respektuan nderimin e Mbretëreshës

09/14/2022 08:57
nga:L J

Tifozët e Liverpool në përgjithësi kanë respektuar dje minutën e heshtjes të mbajtur në kujtim të Mbretëreshës Elizabeth II në ndeshjen e klubit të tyre në Ligën e Kampionëve kundër Ajax në Anfield.

Liverpooli i bëri një kërkesë UEFA-s për nderimin që do të mbahej pas vdekjes së mbretëreshës – teksa drejtuesit i kanë bërë thirrje fansave të tregojnë respekt, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë disa tifozë nuk u tregua të sjellshëm dhe kanë befasuar me thirrjet “Liverpool, Liverpool” – teksa të gjithë po mbanin një minut heshtje.

Më poshtë keni pamjet: