Lajme

U pa në zyrat e Edi Ramës- Vjen reagimi i parë nga Behgjet Pacolli

08/28/2025 19:33
nga:Y I

Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve në lidhje me vizitën tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mediave atje, Pacolli është në negociata për tu bërë pjesë e qeverisë Rama.

Një gjë të tillë e ka mohuar Pacolli me një shkrim në “Facebook”.

“Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media” shkruan Pacolli.

Reagimi i plotë:

Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë.

Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media.

Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal.