Lajme

U operua nga apendiksi, kjo është gjendja shëndetësore e ministrit Latifit

06/13/2022 10:21
nga:G B

Ministri i Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dje është liruar nga spitali, pas operacioni nga apendiksi, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e ka njoftuar se ministri pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve, derisa ka falënderuar personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv.

Postimi i tij i plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi falënderon personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.

Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend.