Showtime

U njohën gjatë pushimeve, Kristina Baki zbulon si lindi shoqëria mes saj dhe Dua Lipës

03/13/2023 09:53
nga:Genita C

Kristina Baki dhe Dua Lipa njihen për shoqërinë e tyre.

Sa herë ylli i muzikës viziton Shqipërinë, aty nuk mungon Kristina Baki, e cila e shoqëron kudo.

Por si lindi kjo shoqëri mes vajzave?

Modelja ka zbuluar se u njohën gjatë pushimeve verore, kur rastistën së bashku në të njëjtin resort.

“Unë mund të them se po, e kam shoqe Dua Lipën dhe jam shumë e lumtur për këtë, sepse dikur, në fillimet e karrierës së saj, kam qenë një fanse, e dëgjoja shumë muzikën e saj. Pata fatin ta njihja në pushimet verore. Unë në fakt, me Duan jam njohur gjatë pushimeve verore, sepse bënim pushimet në të njëjtin resort dhe kemi kaluar momente shumë të bukura së bashku. Unë jam shumë e lumtur që e njoh Dua Lipën, sepse Dua, përveçse ka atë talentin aq të madh ne që e dimë të gjithë, ajo është një vajzë e jashtëzakonshme, ka një familje të mrekullueshme dhe është kombinimi perfekt i talentit, me zgjuarsinë, me punën, me të gjitha”.- tha Baki, duke shtuar se e admiron mënyrën se si këngëtarja kujdeset për veten dhe trupin e saj: Dua Lipa punon edhe gjatë pushimeve. Zgjohej që në 4-5 të mëngjes, bënte vrap dhe mbante trupin në formë.