Sporti

U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Liverpool, Ferdinand e cilëson si budalla Sanchezin

03/09/2022 08:35
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, është përshkruar si budalla nga ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, pasi u përjashtua nga ndeshja ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Vetëm pak sekonda pasi shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez kishte kaluar në avantazh Interin 1-0 kundër Liverpool-it dhe përgjysmoi deficitin e tyre total, Sanchez u përjashtua për një karton të dytë të verdhë, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur për BT Sport për përjashtimin e Sanchez, Ferdinand tha: “Ai e ka fituar topin, nuk mund të më thoni se ai nuk duhet të përpiqet ta fitojë atë top, shikoni sa poshtë është këmba e tij. Ai po e largon këmbën, me një lëvizje të ngadaltë si kjo e bën atë të duket më keq se sa është.

“Ai në fakt do të fitojë topin, ai është budalla që i dha mundësinë arbitrit të marrë një vendim, por ndërhyrja është e ashpër. Po, është faull, por nuk besoj se është i verdhë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/