Ndarja e dyshës së njohur Mozzik dhe Loredana, vazhdon të komentohet akoma në mediat rozë, çdo veprim i tyre në një mënyrë apo tjetër lidhet me njëri-tjetrin.
Reperi i njohur Mozzik, ditën e djeshme më 14 shkurt, ka publikuar albumin e tij të dytë të titulluar “Lamboziki”, shkruan GazetaBlic.
Ky album u prit mjaft mirë nga fansat e tij. E padyshim që dedikimet siç duket nuk munguan në këtë album.
Reperi vendosi që për Shën Valentin të publikoj këtë album, ku njëra nga këngët e titulluara “A po rrin”, dukshëm është dedikim për këngëtaren e njohur Loredana Zefi.
Çifti kanë një vajzë me emrin Hana./GazetaBlic/
Më poshtë gjeni linkun e këngës:


