Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, njoftoi mungesën e Neymar për ndeshjen e nesërme kundër Leipzig në një konferencë shtypi para duelit.
“Neymar ka një problem të vogël fizik që shpresojmë të zgjidhet brenda pak ditësh. Prioriteti është shëndeti i lojtarit”, tha fillimisht ai.
Pastaj ai foli për Mauro Icardi, ku tha:
“Icardi ka disa probleme personale, kjo është arsyeja pse ai nuk është stërvitur në këto dy ditë. Ai do të thirret për nesër, por ne do të shohim, ne do të përpiqemi të analizojmë situatën për të parë nëse ai mund të jetë me ekipin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


