Sporti

U mposhtën nga shqiponjat, lojtarët e ekipit më të mirë në botë urojnë Bad News Eagles

11/07/2022 10:17
nga:Lorik J

Bad News Eagles kanë arritur një fitore të madhe dje ndaj Faze. Gamerat shqiptarë fituan 2:1 ndaj “FaZe” skuadër që është e para në botë në ranglistën e HLTV.

Vertigo dhe Mirage ishin mapat ku “BNE” triumfuan ndërsa në “De_Nuke” kundërshtarët ishin të pandalshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, lojtarët e ekipit “FaZe” uruan lojtarët e ekipit shqiptar, Bad News Eagles për fitoren e arritur ndaj tyre.

“Nuk di nga të filloj. Jashtë majorit, lojë e mirë @_badnewseagles”, shkruan ‘Twistzz’.

“Përgjegjësia është mbi mua. Më vjen keq që i zhgënjej të gjithë. Lojë e mirë BNE”, shkruan karrigan.

/GazetaBlic Sport