Showtime

U mërzit që nuk pa ndeshjen, Dj Dagz surprizohet nga lojtarët e Kombëtarës

11/17/2021 09:54
nga:Genita C

Qysh në fillim kur u bë pjesë e “Big Brother Vip”, Dj Dagz kishte kërkuar nga vëllai i madh që t’i lejohej ndjekja e ndonjë loje futbolli.

Mirëpo, Arbëri ishte njëri nga banorët i cili nuk mundi të ndiqte ndeshjen e Shqipërisë me Andorën këtë të hënë, shkruan GazetaBlic.

Ai u mërzit shumë por mbrëmë u surprizua në mënyrën më të mirë nga futbollistët e Kombëtarës të cilët publikuan një video duke e përshëndetur posaqërisht atë.

Madje Odise Roshi i ka dhuruar atij një fanellë dhe kjo padyshim që e gëzoi./GazetaBlic/