Lajme

U martua para dy ditësh, Walker thotë se martesa e tij në moshën 89 vjeçare vjen pas 10 vitesh që i vdiq gruaja

01/29/2024 13:25
nga:G C

Ish-amabasdori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, para dy ditësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me një grua nga El Salvadori, e quajtur Dejzi.

Për mikun e Kosovës, kjo është gruaja e tretë, ndërsa nga dy martesat e tij të mëhershme ai ka katër fëmijë, transmeton Telegrafi.

Familjen e tij ai e ka quajtur të madhe, ndërsa thotë se njohja me gruan e tij Dejzi, ka ndodhur pas 10 vitesh ku i kishte vdekur gruaja e dytë.

“Unë mbijetova 10 vjet pasi vdiq gruaja ime e dytë, dhe në vend të kësaj takova dikë nga El Salvadori. Tani po martohem jo me një vajzë të re, por me një gjyshe”, kishte bërë të ditur Walker.

Gjithashtu, Walker kishte treguar se emri i gruas së tij, është i njëjtë me emrin që ka mbesa e tij, Dejzi.

Në ceremoninë e martesës së William Walker kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Kosova.

Ndryshe, Walker gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në këtë fshat.

Ai para disa ditësh ka deklaruar se do të ishte i lumtur kur të vdes të varroset në Kosovë.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, kishte deklaruar ai.