Sporti

U lirua me kusht, babai i Neymar do të paguaj 1 milionë euro për garancinë e Dani Alves

03/20/2024 20:26
nga:Lorik J

Babai i Neyamarit, do të paguaj shumën prej 1 milion eurove si garanci për lirimin e Dani Alvesit, pasi ata më heret kishin ndihmuar brazilianin të paguante gjobën 150 mijë euro ndaj viktimës së dyshuar, raporton La Vanguardia.

Krejt kjo pasi sot Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin për lirimin e ish-futbollistit të Barcelonës, me kusht prej një milion eurosh, shkruan IndeksOnline.

Përveç parave, Alves do t’i dorëzoj edhe dy pasaportat e tij (spanjolle dhe braziliane).

Vendimi i gjykatës erdhi një ditë pasi avokati i tij kërkoi lirimin e 40-vjeçarit me arsyetimin se ai kishte vuajtur tashmë një të katërtën e dënimit të tij prej katër vjet e gjysmë në paraburgim pas arrestimit të tij në janar 2023.

Muajin e kaluar, Dani Alves u dënua me katër vjet burgim për përdhënunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë.