Nuk ka Botëror për anësorin e Fiorentinës, Nicolas Gonzalez.
Këtë e bën të ditur Argjentina përmes një komunikimi zyrtar, duke shpjeguar sesi anësori i Fiorentinës ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitjen e sotme.
Në vend të tij, trajneri Scaloni ka thirrur Angel Correan të Atletico Madridit.
Argjentina është në grup Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën.
/GazetaBlic Sport