Sporti

U lëndua rëndë ndaj Hungarisë, FSHF shkruan për gjendjen e Berat Gjimshitit

10/09/2021 23:38
nga:Lorik J

Mbrojtësi kosovar, Berat Gjimshiti u lëndua sot në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Hungarisë.

Gjimshiti u dëmtua dhe u largua menjëherë nga fusha, për t’ia liruar vendin Veselit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores 0:1 ndaj Hungarisë, FSHF ka njoftuar për gjendjen e Gjimshitit, ku shkruajnë se ai aktualisht është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Më poshtë keni postimin e FSHF’së:

“Ylli i mbrojtjes kuqezi, @djimsitiberat është dëmtuar gjatë pjesë së parë të sfidës ndaj ?? Hungarisë dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore. I urojmë shërim të shpejtë”, shkruan në njoftim.

/GazetaBlic Sport.