Sporti

U lëndua rëndë, Besedin nuk do të luajë ndaj Anglisë në çerekfinale

06/30/2021 16:48
nga:Lorik J

Artem Besedin, i cili u lëndua në kohën shtesë të ndeshjes Ukrainë-Suedi, nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Shevchenkos.

Lojtari hyri në lojë në minutën e 91’të për kohën shtesë, por përfundoi duke u largua nga loja vetëm dhjetë minuta më vonë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u largua në minutën e 104’të, pas një faulli të tmerrshëm që i dha suedezi Danielson – i cili u ndëshkua me të kuq.

Pas testeve të bëra kuptohet se sulmuesi i Dynamo Kiev nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin kundër Anglisë në Romë të Shtunën, duke u përballur me një pushim të gjatë nga puna.

/GazetaBlic Sport