Sporti

U lëndua në ndeshjen ndaj Kolumbisë, lajme të këqija për Vinicius Junior

11/18/2023 15:32
nga:Mergim Rreci

Ndeshja kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 ndaj Kolumbisë, nuk rezultoi fatsjellëse për Vinicius Junior.

Sulmuesi asistoi në golin e parë të Selecaos në disfatën 2-1 ndaj kolumbianëve, por u dëmtua në kofshën e këmbës së majtë dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27.

Lajmet që vijnë nga kampi i Brazilit pas vizitave të detajuar mjekësore nuk janë pozitive as për kombëtaren dhe as për Real Madrid. Me shumë mundësi, Vinicius e ka mbyllur para kohe këtë vit futbollistik dhe do të mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024.

Kështu, Vinicius humbet disa sfida spektakolare duke nisur nga ajo pasardhësja e Brazilit me Argjentinën te ato me Real Madrid në Champions League ndaj Napolit e Union Berlin si dhe në LaLiga me Betisin apo Villarealin.