Sporti

U lëndua në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Haaland në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpool

11/18/2023 14:16
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland ka lënduar kyçin e këmbës në ndeshjen mes Norvegjisë dhe Ishujve Faroe dhe me siguri do të mungojë për duelin me Skocinë .

“Nuk është një dëmtim serioz, por ai ka shumë dhimbje dhe i kushtëzuar. Fatkeqësisht, ndeshja me Skocinë vjen shumë shpejt”, ka thënë mjeku i skuadrës norvegjeze, Fredrik Aursnes, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 23-vjeçar është në dyshim për takimin e Manchester Cityt me Liverpoolin, të planifikuar për në 25 nëntor, duke llogaritur për xhiron e 13-të të Premier League.

Manchester City kryeson Premier League me 28 pikë, një më shumë se Liverpool dhe Arsenal.