Giorgio Chiellini pritet të qëndrojë jashtë fushës deri në mars.
37-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në fitoren 2-0 të “Zonjës së Vjetër” ndaj Hellas Verona të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në J Medica sot dhe Juventusi ka njoftuar se testimet kanë nxjerrë në pah një tendosje të shkallës së ulët në këmbën e majtë.
Sipas raporteve të shumta në Itali, kjo do të thotë se Chiellini do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 20 ditë, që do të thotë se ai nuk do të kthehet në aksion përpara fillimit të marsit.
Kapiteni i Juventusit dhe Italisë do të mungojë në ndeshjet e ardhshme kundër Sassuolos në Coppa Italia (të enjten e ardhshme), Atalanta, Torino dhe Empoli në Serie A dhe përballja hapëse e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Villarealit në Spanjë më 22 shkurt.
/GazetaBlic Sport/


