Sporti

U lëndua ndaj Atalantas, ja sa do të mungojë Pulisic

12/09/2024 16:15
nga:Lorik J

Milani do të jetë pa Christian Pulisic për të paktën një javë pasi reprezentuesi amerikan dëmtoi këmbën e tij, njoftoi klubi italian i Serie A.

“Skanimet e kryera të hënën në mëngjes zbuluan një dëmtim në muskul, ekzaminimet e reja do të kryhen brenda një jave”, tha Milan në një deklaratë.

Pulisic, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në të gjitha garat këtë sezon, pësoi dëmtim në humbjen 2-1 të ekipit të tij ndaj Atalantës të premten.

Ai do të mungojë për të paktën dy ndeshjet e ardhshme, që do të thotë se do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me Yllin e Kuq dhe ndeshjen e së dielës në Serie A me Genoan.

Milani është i shtati në kampionatin italian, 12 pikë prapa liderit Atalanta dhe në Ligën e Kampionëve zë vendin e 16-të.

/GazetaBlic Sport/