Sporti

U lëndua mbrëmë, Ancelotti merr lajme të mira nga Eduardo Camavinga

03/27/2024 22:36
nga:Mergim Rreci

Asgjë serioze për Eduardo Camavinga.

Mesfushori u largua i dëmtuar nga miqësorja Francë-Kili, por ekzaminimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë serioze (një ndrydhje shumë e vogël).

Francezi do të rikthehet në stërvitje me skuadrën, teksa mund të humbasë vetëm ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Athletic Bilbao, por do të jetë në fushë ndaj Manchester City-t në Champions League mbrëmjen e 9 prillit.