Një person ka humbur tragjikisht jetën dje pasdite në Rahovec.
Në raportin policor thuhet se viktima është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia.


