Jordi Alba mund të mos luajë më në vitin 2021.
Sipas mediumit Sport, departamenti mjekësor i Barcelonës autorizoi që ai të luajë në ndeshjen kundër Bayern Munichut për shkak se ishte një ndeshje vendimtare, duke theksuar se lojtari nuk ishte pothuajse 100% gati, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Jordi Alba u largua nga loja pas vetëm 31 minutave lojë, pasi kishte dhimbje dhe nuk mund të vazhdonte më.
Sipas mediumit të afërt me Barcelonën, Sport, Alba nuk do të luajë më këtë vit dhe rikthimi i tij mund të bëhet në muajin janar.
Kështu, Jordi Alba do të humbasë të paktën katër ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, ndaj Osasuna, Elche, Sevilla dhe Boca Juniors, kjo e fundit një lojë për nder të Diego Armando Maradona, në Arabinë Saudite.
/GazetaBlic Sport


