Sporti

U lëndua dje, Bayern zbulon: Davies do të jetë gati për Kupën e Botës

11/06/2022 11:21
nga:Lorik J

FC Bayern do të jetë pa Alphonso Davies në dy ndeshjet e mbetura të Bundesligës deri në pushimin dimëror.

Mbrojtësi 22-vjeçar pati një lëndim muskulor në kofshën e tij të pasme të djathtë gjatë fitores 3-2 jashtë fushe në Hertha BSC të shtunën.

“Pjesëmarrja në Botërorin e Katarit nuk është në rrezik për reprezentuesin kanadez”, njofton Bayern Munich.

Lojtari do të rikthehet tek skuadra e Bayernit pas Kupës së Botës 2022.

/GazetaBlic Sport