Problemet e dëmtimeve po grumbullohen për Roberto Mancinin, pasi sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, pësoi një problem në stërvitje dhe është jashtë ndeshjes kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës me Zvicrën, kështu që Gianluca Scamacca është ftuar në vend të tij.
Është raportuar se ai tani është larguar nga terreni stërvitor i Coverciano pas testeve për dëmtimin muskulor dhe se do të vazhdojë trajtimin tutje në klinikën e klubit të Lazios, përcjell GazetaBlic Sport.
Në vend të tij, CT ka thirrur qendërsulmuesin e Sassuolo-s dhe përfaqësuesen e Italisë U-21, Scamacca.

Ndërkohë, mesfushori i Interit, Nicolò Barella, po stërvitej veçmas sot pas një goditjeje gjatë barazimit 1-1 të Derby della Madonnina me Milanin të dielën në mbrëmje.
/GazetaBlic Sport/


