Skuadra e Feronikelit po kalon një krizë të madhe këtë vit.
Pas krizës së madhe financiare, pothuajse të gjithë lojtarët janë larguar nga Feronikeli dhe tashmë kanë filluar të bëhen me skuadra të reja.
Drilon Leku dhe Lorent Shala janë në mesin e futbollistëve që janë larguar nga ‘Rexhep Rexhepi’.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se të dy lojtarët janë shumë pranë marrëveshjes me klubin e Ligës së Parë, A&N.
Mesfushori Leku dhe mbrojtësi Shala priten t’i bashkohen klubit nga Prizreni në ditët në vijim, ku më pas edhe do të fillojnë përgatitjet para fillimit të edicionit pranveror në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
/GazetaBlic Sport


