Sporti

U largua për shkak të transferimit të Ronaldos, Aboubakar: Cristiano më kërkoi të qëndroja

02/07/2023 15:53
nga:Mergim Rreci

Vincent Aboubakar u largua nga Al Nassr disa ditë pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, duke liruar një vend të lirë për një lojtar të huaj, gjë që lejoi nënshkrimin e sulmuesit portugez.

“Kur mora vesh për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, e informova trajnerin se doja të largohesha, edhe para se të mbërrinte në Riad. Me Ronaldon do të duhej të lirohej një lojtar i huaj”, ka nisur ai duke shpjeguar për Canal +, duke zbuluar edhe një bisedë që ka bërë me portugezin, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ronaldo më kërkoi të qëndroja dhe klubi donte që unë të qëndroja të paktën deri në fund të sezonit, por unë doja të largohesha. Madje Al Nassr ishte i gatshëm të paguante rrogën time deri në fund të sezonit”, shtoi ai.

Aboubakar u largua nga futbolli saudit për t’u kthyer në skuadrën turke Besiktas.

/GazetaBlic Sport/