Reprezentuesi gjerman i Bayern Munichut mund të rikthehet te Arsenali.
Në vitin 2016, ai kaloi nga londinezët te Bayern për 2.5 milionë euro pasi nuk gjente hapësirën e mjaftueshme te Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.
Tani, gjashtë vjet më vonë, sipas gazetës britanike “The Sun“, skuadra e drejtuar nga spanjolli Mikel Arteta është i gatshëm të paguajë në fund të sezonit 75 milionë euro për anësorin gjerman.
Gnabry ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 në këtë sezon në Bundesliga.
/GazetaBlic Sport/


