Sporti

U largua nga Vëllaznimi, kjo është skuadra e re e Nikson Memës

06/28/2025 21:49
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Nikson Mema është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Vëllaznimit.

Sot, futbollisti e njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e Vëllaznimit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Si mëson GazetaBlic Sport, Nikson Mema do t’i bashkohet ekipit të Besës së Pejës.

Mema do ta përforcojë ekipin pejan, teksa do jetë një vlerë e shtuar për ekipin, shkak të cilësive dhe përvojës.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në fillimin e javës së ardhshme.

/GazetaBlic Sport/