Sporti

U largua nga Trepça 89′, kjo është skuadra e re e Arion Ymerit

07/05/2023 14:11
nga:Lorik J

Portieri i njohur kosovar, Arion Ymeri është bërë me skuadër të re pas largimit nga Trepça 89′.

Arion Ymeri do ta vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Parë të futbollit kosovar, tek klubi i Suharekës, mëson ‘GazetaBlic Sport’.

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ymeri do jetë një forcë shtesë për ekipin nga Suhareka, teksa ata do synojnë të arrijnë maksimumin në stinorin 2023/24.

Portieri Ymeri ishte pjesë e Drenicës dhe Gjilanit në të kaluarën, ku kishte paraqitje mjaft pozitive.

/GazetaBlic Sport