Sporti

U largua nga Peja, Rodney Purvis zyrtarizohet tek skuadra e re

02/09/2023 13:38
nga:Mergim Rreci

Ish basketbollisti i skuadrës së Pejës, Rodney Purvis është bërë me skuadër të re.

Amerikani është transferuar tek skuadra e BC Gargzdai, në elitën e basketbollit lituanez, shkruan GazetaBlic Sport.

Purvis ishte njëri ndër basketbollistët më të dalluar tek skuadra pejane, por u largua pas disa problemeve me drejtuesit e klubit.

Ai pritet të debutojë te skuadra e re në ndeshjen e fundjavës.