Sporti

U largua nga Napoli, kjo do të jetë skuadra e re e Dries Mertens

08/04/2022 17:26
nga:Mergim Rreci

Dries Mertens i tha lamtumirë Napolit dhe tani është afër një transferimi nëklubin turk Galatasaray.

Ai është një agjent i lirë pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me Napolin dhe dje publikoi një video mesazh prekës për fansat, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj, 35-vjeçari po kërkon hapin tjetër në karrierën e tij dhe eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedullà, pohon se do të jetë Galatasaray.

Fanatik dhe Sky Sport Italia konfirmuan ditët e fundit se Mertens kishte marrë një propozim fitimprurës nga Galatasaray. Më shumë detaje po dalin, me një propozim me vlerë 3.5-4 milionë euro në sezon.

/GazetaBlic Sport/