Stefano Pioli mund të ribashkohet me ish- drejtorin sportiv të Milanit, Frederic Massara në Ligue 1 në Stade Rennais, sipas raportimeve në Francë.
Trajneri është aktualisht pa punë pas përfundimit të mbretërimit të tij gati pesë-vjeçar në Milano, transmeton GazetaBlic Sport.
Tani Footmercato sugjeron se 58-vjeçari është duke u rreshtuar për një punë të mundshme në Ligue 1 me Rennes.
Kjo për shkak se Julien Stephan nuk i ka bindur drejtuesit e klubit dhe mund të shkarkohet edhe para fillimit të sezonit në Francë.
Massara mori detyrën e Stade Rennais vetëm muajin e kaluar dhe është gati të bëjë disa ndryshime të mëdha, të cilat mund të përfshijnë një ribashkim me Pioli.
/GazetaBlic Sport/


