Skuadra e Trepçës 89′ ka filluar të aktivizohet në merkato, për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Egzon Qerimi pritet të jetë futbollisti i tyre i ri.
Qerimi së fundmi ishte pjesë e Lirisë, ku ishte një nga lojtarët më të dalluar në mesfushë.
Megjithatë, pas përfundimit të sezonit, Qerimi dhe Liria i kanë ndarë rrugët dhe tani ka një aventurë të re për futbollistin.
Qerimi pritet të zyrtarizohet nga klubi mitrovicas gjatë ditëve në vijim.
/GazetaBlic Sport


