Gentian Mezani ka njoftuar sot edhe zyrtarisht se do të largohet nga Gjilani.
Trajneri shqiptar arriti që me shumë sukses ta mbajë skuadrën në Superligën e Kosovës dhe po largohet me mision të kompletuar.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë Mezani është gati për eksperiencën e re, duke qenë në bisedime të avancuara me skuadrën e Tiranës.
Ende nuk ka ndonjë marrëveshje të finalizuar, por që palët po diskutojnë dhe një gjë e tillë nuk është aspak larg.
/GazetaBlic Sport/