Sporti

U largua nga Fushë Kosova, Gentrit Dumani transferohet tek Vëllaznimi

01/19/2024 19:14
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Gentrit Dumani njoftoi zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e Fushë Kosovës.

Dumani u transferua tek skuadra e drejtuar nga Burim Shala në merkaton e verës, por që për shkak të problemeve në klub, vendosi që të largohet.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai do të transferohet tek skuadra e Vëllaznimit dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi.

Kujtojmë që Dumani ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme në futbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport/