Futbollisti kosovar, Gentrit Dumani njoftoi zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e Fushë Kosovës.
Dumani u transferua tek skuadra e drejtuar nga Burim Shala në merkaton e verës, por që për shkak të problemeve në klub, vendosi që të largohet.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai do të transferohet tek skuadra e Vëllaznimit dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi.
Kujtojmë që Dumani ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme në futbollin kosovar.
/GazetaBlic Sport/