Sporti

U largua nga Feronikeli, Azem Bejta pritet të kalojë tek skuadra e njohur kosovare

01/17/2022 15:40
nga:L J

Azem Bejta është larguar nga skuadra e Feronikelit pas krizës që po kalon klubi nga Drenasi.

Bejta, mbrojtësi i njohur kosovar, si shumë futbollistë kyç të ekipit të Feronikelit ka vendosur të largohet nga klubi, pas problemeve financiare, që momentalisht po duken të pazgjidhura për “Tigrat e Zi”.

Pas largimit nga Feronikeli, Azem Bejta pritet të mbetet në Superligë.

GazetaBlic Sport mëson se Bejta do të transferohet tek skuadra e Drenicës gjatë këtij afati kalimtar.

Ai ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e ekipit nga Skenderaji, andaj pritet t’i bashkangjitet ekipit që tani drejtohet nga Tahir Lushtaku.

Përveç tij, nga skuadra e Feronikelit tek Drenica do të kalojë edhe portieri Florian Smakiqi.

/GazetaBlic Sport