Sporti

U largua nga Drita, Agim Zeka transferohet tek super skuadra kosovare?

01/17/2022 15:53
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka filluar të përforcohet pas largimeve që kanë bërë në këtë afat kalimtar.

Futbollistë si Vangjeli, Lilaj, Shabani, Atanda, Avdyli janë larguar nga kampionët aktual të Superligës.

Trajneri boshnjak, Ibrakovic tani ka filluar të përforcojë skuadrën, para se të fillojë sezoni pranveror në Superligën e Kosovës. Ai së bashku me drejtuesit po punojnë në pikat ku po e shohin të arsyeshme, duke u fokusuar më shumë në lojtarë të rinj.

GazetaBlic Sport mëson se Agim Zeka pritet t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës në pjesën e mbetur të sezonit.

Zeka ishte pjesë e Dritës në pjesën e parë të sezonit 2021/22, por nuk gjeti hapësira tek “Intelektualët” dhe u largua.

Sipas të gjitha gjasave, Zeka nuk do të largohet nga futbolli kosovar dhe aventurën e tij do ta vazhdojë tek Prishtina.

Kujtojmë, se Agim Zeka edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Prishtinës.

/GazetaBlic Sport