Adama Traoré është kthyer në Wolverhampton, pasi ka përfunduar huazimin e tij te Barcelona në fund të qershorit, pa e aktivizuar opsionin e blerjes nga klubi katalanas.
Sulmuesi spanjoll përfundon kështu një gjysmë sezoni në Barcelonë, ashtu si Luuk de Jong, i cili u ‘rikthye’ te Sevilla, përcjell GazetaBlic Sport.
Anësori 26-vjeçar është sërish një opsion për trajnerin Bruno Lage dhe në datën 30 ka ndjekur stërvitjen në Wolverhampton.
Three more faces returning to Compton this morning.
— Wolves (@Wolves) June 30, 2022


