Megzon Visoka është trajner i lirë pas largimit nga skuadra e Arbërisë.
Visoka qëndroi tek skuadra nga Dobraja për gjashtë muaj, por si pasojë e problemeve financiare ai u largua.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Visoka mund të bëhet tashmë me skuadër të re, me trajnerin që mund të drejtojë skuadrën e Flamurtarit për pjesën tjetër të mbetur të edicionit.
Nëse gjithçka shkon me sukses, Visoka mund të qëndrojë tek kjo skuadër edhe në edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/


