Sporti

U largua në verë nga Juventus, Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre në këtë vit

12/23/2021 17:39
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo e përfundoi vitin 2021 si golashënuesi më i mirë i vitit i Juventusit, pavarësisht se u largua nga klubi në verë.

Ylli 36-vjeçar portugez u largua nga Torino për në Manchester United në afatin kalimtar të verës, por gjithsesi e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë i klubit, duke theksuar problemet e tyre me gjetjen e rrjetës këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç theksohet nga ESPN, ylli argjentinas Lionel Messi e mbylli vitin 2021 në një pozicion të ngjashëm; ai e përfundoi vitin si golashënuesi më i mirë i Barcelonës, pavarësisht se u largua me transferim të lirë në qershor. Të dyja skuadrat kanë vuajtur qartë pa yjet e tyre, të cilët kanë fituar 12 çmime Topi të Artë mes tyre.

Ronaldo shënoi 20 gola për Bianconerët në të gjitha garat këtë vit, duke mbetur po aq klinik si kurrë më parë, pavarësisht se i mbushi 36 vjet këtë vit. Ai ka mbetur po aq vendimtar në Angli, duke shënuar 13 gola në 18 ndeshje për Manchester United.

Messi, nga ana tjetër, ka luftuar për t’u përshtatur me jetën në Francë, duke shënuar vetëm një herë në Ligue 1 këtë sezon, megjithëse ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje të Champions League.

/GazetaBlic Sport/