Kupa e Botës 2022

U largua në lot nga fusha, Portugalia humbet mbrojtësin

11/28/2022 23:41
nga:Lorik J

Ndeshja mes Portugalisë dhe Uruguajit ka zgjatur vetëm 42 minuta për Nuno Mendes. Mbrojtësi i njohur i Portugalisë u largua nga fusha në lot në ndeshjen ndaj Uruguajit, për shkak të një dëmtimi.

Trajneri i portugezëve, Fernando Santos e ndërroi atë me Guerrerio. Ky është një lajm i keq jo vetëm për lojtarin por edhe për vetë Kombëtaren, pasi nuk dihet ende shkalla e dëmtimit.

Portugalia gjendet në një grup edhe me Korenë e Jugut dhe Ganën. Synimi i kësaj përfaqësuesje është fitimi i Botërorit.