Mikel Merino realizoi kundër Gjermanisë golin më të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori bask, pjesë e Real Sociedad në La Liga, ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.
28-vjeçari zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Sociedadin, ndërkohë që po jep kontributin e tij edhe te Spanja, që është një hap larg fitimit të Euro 2024.
Merino pëlqehet nga klube si Barcelona, Juventus dhe Atletico Madrid, por garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Arsenali i Mikel Artetës.
Trajneri i Gunners e pëlqen shumë bashkëpatriotin e tij dhe së shpejti pritet që drejtuesit e klubit londinez të bëjnë një ofertë zyrtare për futbollistin iberik.