Euro2024

U ‘kryqëzua’ për paraqitjet e tij në Euro 2024, Arben Berisha flet rreth kritikave për Elseid Hysajn: Ishin të padrejta të gjitha ato denigrime

07/12/2024 22:38
nga:Lorik J

Komentatori i njohur kosovar, Arben Berisha i cili dhuroi emocione për shikuesit të sportit në Kosovë për vite me radhë ishte i ftuar në “Blic Interview” aty ku mes shumë temave foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024.

Pavarësisht se ishte në “grupin e vdekjes”, Shqipëria arkëtoi një pikë ndaj Kroacisë, duke u mposhtur minimalisht nga Italia dhe Spanja në ndeshjet që mund të kishin përfunduar shumë lehtë me rezultate të favorshme për ‘kuqezinjtë‘, shkruan GazetaBlic.

Paraqitjet e mira të Shqipërisë nuk e shpëtuan megjithatë, Elseid Hysajn nga kritikat e shumta të opinionit shqiptar të cilët e cilësuan Hysajn si fajtorin kyq në humbjen e Shqipërisë ndaj Italisë dhe jo vetëm.

Berisha komentoi mbi kritikat e shumta që ‘detyruan‘ Hysajn edhe të largohej nga rrjetet sociale për të evituar kritikat në numër tejet të lartë drejtuar atij.

“Tek rasti i Hysajt ajo dukej keq, por nëse vërtetohet se një veprim i tillë të një lojtari me nam bëhet në mënyrë të qëllimshme, është trajneri që duhet ta ketë parasysh atë gjë. Mendoj që duhet të kursehet lojtari nga gjithë ato fyerje në aspektin e denigrimit. Mendoj që kjo gjë pak i tejkaloi limitet. Është për çdo kritikë nëse një futbollist e kursen vetëvetën, pavarësisht se çfarë bën ekipit. Por, ka faktorë që mund të ndërmarrin masa për situatat e tilla, siç është trajneri. Ideja është kur një ekip me radhë kualifikohet, atëherë kërkesat e publikut janë më të mëdha që të performojë ai ekip më tepër. Ajo që thash më herët, lojtarët fatkeqësisht po e arrijnë një formë vetëkënaqësie kur po arrijnë të bëjnë një transferim relativisht të mirë në ndonjë klub evropian. Aty arrihet vetëkënaqesia dhe futbollistët nuk janë aq ambiciozë në nivelin e njëjtë si te klubet e tyre edhe tek kombëtarja. Unë mendoj që vetëkursimi për të mos i shkaktuar vetës problem tek klubet kur të kthehen mund të jetë një element, pavarësisht se nuk dua të spekulojë. Mendoj që kanë qenë të padrejta të gjitha ato denigrimet që i janë bërë një lojtari të tillë, edhe kur bën një lëshim aq të madh, sepse është trajneri ai që pastaj i sheh të gjitha këto situata dhe ai vendos nëse ai futbollist meriton të jetë apo jo pjesë e ekipit. Mos të harrojmë, në vitin 1998, Kolumbia si një shtet që në atë kohë njihej si një ‘Narco-shtet’, për një autogol të Escobar, një mbiemër fatkeq nga ai vend, ai futbollist ishte vrarë nga tifozët pasi u eliminua Kolumbia. Unë nuk mendoj që duhet të arrijmë në nivele të tilla. Tifozi është tifoz dhe gjithmonë kërkon më shumë, por jo të arrihet në nivele të tilla”, tha Berisha për BlicInterview.

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën