Eden Hazard është kritikuar pasi u pa duke qeshur me ish-shokët e Chelsea pas eliminimit të Real Madrid nga Liga e Kampionëve të mërkurën.
Belgu, i cili po kthehej në shtëpinë e tij të dikurshme në “Stamford Bridge”,nervozoi tifozët e skuadrës kur u pa me Kurt Zouma të qeshte pas ndeshjes, me shumë që besonin se sjellja e tij ishte e papërshtatshme për kohën, përcjell GazetaBlic.
Sidoqoftë, Hazard ka kërkuar falje tashmë për veprimet e tij.
“Më falni”, shkruhej në postimin e Hazard në Instagram.
“Kam lexuar shumë kritika për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madrid”.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madrid dhe unë erdha këtu për të fituar. Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku ne tani duhet të luftojmë për LaLiga [Santander]. Hala Madrid!”
Hazard sapo është kthyer nga dëmtimi dhe përfshirja e tij në Zinedine Zidane XI shkaktoi disa reagime në Londër.
/GazetaBlic/


