Lajme

U kritikua se bëri gabime gjatë leximit të fjalimit të saj në Kuvend, reagon Kurti: Isha e dekoncentruar

07/08/2022 15:50
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka reaguar pas kritikave në adresë të saj për shkak të gabimeve të cilat i bëri gjatë leximit të fjalimit të saj dje në Kuvend, me disa zyrtarë të PSD-së të cilët pubblikuan në rrjetet sociale xhirimin e fjalimit të saj.

Kurti pranoi se ka qenë e dekoncentruar gjatë fjalimit.

“Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit”.

Kurti tha se e pranon si normale që disa njerëz bëjnë shpërndarje të tilla për motive politike, duke theksuar se këta njerëz “kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më”.

“Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!”, shkroi Kurti.