Sporti

U kritikua për penalltinë e humbur, Lewandowski: Janë pjesë e sportit

10/07/2025 18:19
nga:Mergim Rreci

Gjatë një konference për shtyp për ekipin kombëtar polak, sulmuesi Robert Lewandowski iu përgjigj me qetësi një pyetjeje në lidhje me penalltinë e tij të humbur kundër Sevillas në humbjen 1-4 të Barcelonës në Ramon Sanchez Pizjuan.

“Ndeshje si ajo e së dielës ndodhin. Ato janë pjesë e futbollit. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas dëshirës sonë. Penalltitë e humbura janë pjesë integrale e këtij sporti. Ajo që ndodhi dhemb, por shpresojmë të reagojmë pozitivisht”, tha Leva.

“Situata të tilla mund të na bashkojnë në dhomën e zhveshjes. Ekziston dëshira për ta zhdukur këtë zhgënjim, por do të duhet ta demonstrojmë atë në fushë”, tha sulmuesi 37-vjeçar polak.

/GazetaBlic Sport/