Showtime

U kritikua për këngën e re, Ghetto Geasy reagon në rrjete sociale

05/13/2021 16:09
nga:Lorik J

Reperi i njohur shqiptar ka reaguar në rrjete sociale pasi u kritikua për këngën e re.

Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu ditën e djeshme sollën projektin më të ri nuzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga e re u titullua “Para Para” dhe ishte e shumëpritur nga publiku mirëpo nuk u prit edhe aq mirë si mendohej.

Kënga e re u kritikua nga shumë fansa sepse u tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar më herët. Gjithashtu fansat u shprehën se ata ishin lodhur duke dëgjuar këngën e njejtë tash e disa vite nga artistë të ndryshëm.

Sot duket se Ghetto Geasy ka vendosur të reagojë në rrjete sociale pash gjithë zhurmës së shkaktuar ditën e djeshme.

Reperi postoi një fotografi i cili u shpreh “Ai qe repovat edhe permbi tarabuka”, kështu duke dashur të nënkuptojë se ai e ka talentin dhe nuk ka rëndësi shumë me çfarë melodie e përshtat tekstin e tij.