Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të pozave të fundit.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat e albumit që pritet të lansohet në muajin shtator, por u kritikua në fotografinë ku shfaqet duke ngritur gishtin e mesit lartë, shkruan GazetaBlic.
Një ndjekëse i ka replikuar këngëtares duke i shkruar: “Jo, ajo nuk është mendjelehtë, ti nuk je e edukuar”.

Dafina nuk ka mundur të rezistojë pa iu kundërpërgjigjur edhe kësaj replike në një përgjigje të gjatë.
“Oh, haha e edukuar mjaftueshëm për të shikuar punët e mia Rita. Mos ta vura gishtin ty? Shush allahile. Kështu të qenurit e pafalshme të bën ty “jo të edukuar”? Ti je duke fyer inteligjencën time dhe mënyrën e edukimit të fëmijëve të mamasë time? Duhet të jesh e turpëruar nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale e i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta qova ty? Ti me qen “njeri i mirë edhe i edukuar (më vjen të qesh)”, Qesh me këtë postim edhe më uro “fat” për punën e palodhshme që e kam bërë e jo të më tregosh mungesa tuaja që mi keq – e mi gjuan mua. Kalofsh mirë”, ka shkruar Dafina./GazetaBlic/



