Showtime

U kritikua për dhënie informacioni nga jashtë, reagon Mozzik

01/29/2022 17:47
nga:G C

Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e rradhës së “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur Mozzik, i cili dha performancën e tij në fund të mbrëmjes. Ndërkohë, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Mozzik shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.

Ky i fundit e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo gjë solli shumë polemika dhe kritika nga jashtë, ku u tha se Mozzik i dërgoi informacione.

Megjithatë, mesa duket reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.

Ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.

“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.- ka shkruar ai.