Pas kritikave që ka marrë se pse nuk e përmendi UCK-në në përvjetorin e çlirimit, ka ardhur reagimi i Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo tha se ky debat është i përsëritur dhe tendencioz, raporton Gazeta Blic.
“E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz. E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, ka shkruar ajo, teksa e ka postuar këtë fjalim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.


